Libri Rijadus Salihin

Kategoria PËR NAMAZIN E XHENAZES, PËRGATITJEN DHE VARRIMIN E TË VDEKURIT DHE NDALIMIN E GRAVE QË TA PËRCJELLIN VARRIMIN E TË VDEKURIT

Hadithi 934 Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Kush përcjell xhenazen derisa të falet namazi, ka për shpërblim një kirat, ndërsa ai që e përcjell derisa të varroset, shpërblehet me dy kirate.” Të pranishmit thanë: “Ç’janë dy kirate?” Pejgamberi s.a. v.s. u përgjigj: “Ai shpërblim është sa dy kodra të mëdha.” Share

(Muttefekun alejhi)

Hadithi 936 Ummi Atijja r.anha thotë: “Na është ndaluar përcjellja e xhenazes, por ky ndalim nuk ishte i rreptë sikurse ndalimet tjera (har-am).” Share

(Muttefekun alejhi)