Libri Rijadus Salihin

Kategoria NDALIMI I ZVARRITJES SË PAGIMIT TË BORXHIT NGA TË PASURIT

All-llahu i Madhëruar thotë:

“All-llahu ju urdhëron që gjërat e besuara t’ua jepni aty-re që u takojnë, pronarëve të vet.”

(en-Nisa, 58)

“Dhe nëse njëri te tjetri siguroni diçka, ai le ta arsyetojë besimin e shprehur.”

(el-Bekare, 283)

Hadithi 1618 Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Zvarritja e pagesës së borxhit nga të pasurit është dhunë. Nëse dikush nga ju ndiqet ta paguajë borxhin, por ka mundësi ta paguajë, menjëherë të bindet dhe ta paguajë borxhin.” Share

(Muttefekun alejhi)