Libri Rijadus Salihin

Kategoria PËR NDALIMIN E VESHJES SË MESHKUJVE ME RROBA TË MËNDAFSHTA DHE ULJEN NË VENDIN E SHTRUAR ME MËNDAFSH, SI DHE LEJIMIN E RROBAVE TË MËNDAFSHTA PËR FEMRA

Hadithi 809 Umer bin Hattabi r.a. thotë: “E kam dëgjuar Pejgamberin s.a. v.s. duke thënë: “Vërtet, mëndafshin e vesh ai që nuk ka fat.” Share

(Muttefekun alejhi)

Hadithi 810 Enesi r.a. thotë: “Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Kush e ka veshur mëndafshin në këtë botë, nuk do ta veshë atë në botën e ardhshme (ahiret).” Share

(Muttefekun alejhi)

Hadithi 812 Ebu Musa El-Eshariu r.a. thotë se: “Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Veshja e mëndafshit dhe e arit është e ndaluar për meshkujt e umetit tim, ndërsa u lejohet femrave.” Share

(Transmeton Tirmidhiu dhe thotë hadith hasen sahih)