Libri Rijadus Salihin

Kategoria QORTIMI I IKJES NGA VENDI KU ËSHTË PARAQITUR MURTAJA DHE QORTIMI I LARGIMIT NGA VENDI I KËTILLË

All-llahut i Madhëruar thotë:

“Kudo që të jeni, vdekja do t’ju arrijë, qoftë edhe në kulla të larta të fortifikuara.”

(en-Nisa, 78)

“Vetveten mos e çoni në shkatërrim.”

(el-Bekare, 195)

Hadithi 1800 Nga Ibni Abbasi r. anhuma transmetohet se Umeri r.a. ka shku-ar në Sham (Damask). Kurse kur ishte në Serga në Siri, e takuan atë komandantët ushtarakë Ebu Ubejde b. Xherrahu dhe shoqëria e tij dhe e njoftuan se në Sham dominon murtaja. Ibni Abbasi ka thënë: “Më ka thënë mua Umeri: “M’i thirr muhaxhirët e parë.” Pasi i thirra, ai ka mbajtur me ata një kuvendim (mushavera) dhe u ka thënë se në Sham mbretëron murtaja dhe këtu u ndanë në mendime. Disa thanë: “Ti je nisur për shkak të një gjëje dhe ne nuk shohim arsye të kthehesh nga rruga.” Të tjerët thanë: Me ty ka shumë njerëz dhe shokë të të Dërguarit të All-llahut dhe ne nuk shohim arsye të shkosh atje ku mbretëron murtaja.” Umeri r.a. ka thënë: “Më lëni tani!” e pastaj ka thënë: “M’i thirr ensaritë!” Pasi i thirra, edhe me ta ka mbajtur kuvendim dhe edhe ata vepruan si muhaxhirët e u ndanë në mendime siç vepruan edhe muhaxhirët. Umeri r.a. ka thënë: “Më lëni tani!” e pastaj ka thënë: “M’i thirr të gjithë njerëzit e vjetër nga Kurejshitët që janë këtu nga muhaxhirët e fet’hit.” Unë i kam thirrur, kurse as dy prej tyre nuk u ndanë në mendime. Të gjithë kanë thënë: “Konsiderojmë që të kthehesh me njerëzit dhe mos t’i çosh në murtajë.” Atëherë Umeri r.a. u komunikoi njerëzve: “Këtu kam gdhirë dhe këtu do të mbesim.” Ebu Ubejde b. Xherrahu r.a. ka thënë: “Vallë, të ikje nga kaderi (caktimi) i All-llahut?” Umeri r.a. ka thënë: “Sikur këtë ta kishte thënë tjetërkush përveç teje, o Ebu Ubejd!” Umeri r.a. nuk dëshironte që dikush t’i kundër-vihej. Ai ka thënë: “Po, ne po ikim nga kaderi i All-llahut në kaderin e All-llahut. Ç’mendon ti, sikur të kishe deve dhe ajo të gjendej në një rrafshinë me dy anë. Njëra anë prej tyre është me bar, kurse tjetra pa bar. A thua ti, nëse do të ruaje anën e frytshme, këtë nuk do të ruaje sipas kaderit të All-llahut, e nëse do ta ruaje anën jo të frytshme, vallë, këtë nuk do të ruaje sipas kaderit të All-llahut? Ibni Abbasi ka thënë: “Erdhi Abdurrahman b. Aufi r.a., i cili qe jo i pra-nishëm për një punë të tij dhe tha: “Vërtet, unë kam dije për këtë: E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. duke thënë: “Kur të dëgjoni për murtajën në një vend, atëherë mos shkoni atje, e nëse gjendeni në një vend ku mbretëron murtaja, atëherë mos dilni nga ai për të ikur.” Umeri r.a. e falënderoi All-llahun dhe u kthye.” Share

(Muttefekun alejhi)

Hadithi 1801 Nga Usame r.a. transmetohet se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Kur të dëgjoni se në një vend është paraqitur murtaja, mos shkoni atje! E nëse paraqitet në vendin ku gjendeni, atëherë mos dilni nga ai vend!” Share

(Muttefekun alejhi)