Libri Rijadus Salihin

Kategoria REKOMANDIMI PËR KUJDES NDAJ GRAVE

All-llahu i Madhëruar thotë:

.”..Çoni jetë të mirë me to...!”

(en-Nisa, l9)

“Ju nuk mund të jeni plotësisht të drejtë ndaj grave, edhe pse e përpiqeni për këtë, por mos i lejoni vetes shprehinë që ndonjërën ta lini si të varur. Dhe nëse i përmirësoni marrëdhëniet dhe ruheni, All-llahu është, pa dyshim, shumë i mëshirshëm dhe fal shumë.”

(en-Nisa, l29)

Hadithi 278 Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Pranoni rekomandimin që grave t’u bëni mirë! Vërtet gruaja është krijuar nga brinja. Laku më i madh i brinjës është më lart. Nëse provon ta drejtosh, do ta thyesh, nëse e lë çfarë është, ajo mbetet e shtrembër. Andaj pranoni rekomandimin ndaj grave.” Share

(Muttefekun alejhi)

Hadithi 281 Transmetohet nga Amr ibn el-Ahves el-Xhushemij r.a. se e ka dëgjuar Pejgamberin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. në Haxhin e Lamtumirës duke thënë, pasi i shprehu lavdi e falënderim All-llahut, tërhoqi vërejtje dhe këshilloi, pastaj tha: “Pranoni rekomandimin që grave t’u bëni mirë, sepse nuk e keni të lejuar më tepër në to tjetër përveç asaj (do të thotë: dëfrimin, ruajtjen e burrit dhe të pasurisë së tij), por nëse haptas janë të pamoralshme, atëherë u lejohet t’i largoni prej vetes - t’i ndani në shtrat dhe t’i rrihni, por jo tepër. Nëse bëhen prapë të dëgjueshme, atëherë mos kërkoni mënyrë tjetër për t’i shtypur (ndaj tyre silluni mirë si më parë). Ju keni të drejta ndaj grave tuaja dhe gratë tuaja kanë të drejta ndaj jush. Gratë tuaja nuk guxojnë në shtratin tuaj ta pranojnë tjetërkë, e as ta lejojnë në shtëpinë tuaj atë që ju nuk e doni. Kurse e drejta e tyre të ju është që të kujdeseni mirë për to, t’u jepni ushqim dhe t’i veshmbathni si ka hije.” Share

(Transmeton Tirmidhiu dhe thotë hadithi hasen sahih)

Hadithi 282 Transmetohet nga Muavije ibn Hajde r.a. se ka thënë: “Thashë, o i Dërguari i All-llahut, çfarë detyra ka secili prej nesh ndaj gruas së vet?” (Pejgamberi) Tha: “Ta ushqesh, kur të ushqe-hesh vet, ta veshmbathësh, kur këtë e bën për vete, mos ta rra-hësh në fytyrë, mos ta qortosh dhe mos ta lësh vetëm askund përveç në shtëpi.” Share

(Hadith hasen, transmeton Ebu Davudi dhe thotë: “Mos e qorto” e ka kuptimin (mos i thuaj “All-llahu të shëmtoftë”)

Hadithi 283 Transmetohet nga Ebu Hurejra, r.a. se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Besimtari me iman të plotë është ai që është më i sjellshëm, kurse më i miri prej jush është ai që është më i mirë për gratë e veta.” Share

(Transmeton Tirmidhiu dhe thotë hadithi hasen sahih)

Hadithi 285 Transmetohet nga Abdull-llah ibn Amr ibn el-’As r.a. se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Kjo botë (dunjaja) është pasu-ri, kurse pasuria e saj më e madhe është gruaja e mirë.” Share

(Transmeton Muslimi)