Libri Rijadus Salihin

Kategoria URDHËRESA PËR TA PËRMBUSHUR EMANETIN

All-llahu i Madhërishëm thotë.

“All-llahu urdhëron që gjërat e besuara t’ua jepni atyre që u takojnë, pronarëve të vet.”

(en-Nisa, 58)

“Ne ua kemi dhënë amanetin qiejve, tokës dhe maleve, por ato refuzuan ta pranojnë, se u frikësuan, kurse njeriu e mori mbi vete. Ai me të vërtetë është i padrejtë dhe injorant!”

(el-Ahzab, 72)

Hadithi 204 Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Shenjat e munafikut (hipokritit) janë tri: kur flet, gënjen; kur premton, nuk e përmbush premtimin dhe kur diçka i besohet, ai të tradhton.” Share

(Muttefekun alejhi)

Hadithi 207 Nga Ebu Hubejb Abdull-llah ibn ez-Zubjeri r.a. transmetohet të ketë thënë: “Kur ka dalë Zubejri në ditën e betejës se devesë (Jevmu-l-xhemel: beteja e njohur e cila u zhvillua në mes të Ali b. Ebi Talibit dhe Aishes r. anhuma), më ftoi mua dhe shkova pranë tij e ai më tha: “Biri im, sot vriten vetëm zullumqarët dhe të dëmtuarit, dhe unë e shoh veten se do të vritem si i dëmtuar. Brenga ime më e madhe janë borxhet e mia. A e di se kur t’i paguajmë borxhet tona, prej pasurisë tonë nuk na mbetet asgjë?” Pastaj tha: “Biri im, shite pasurinë tonë dhe paguaj borxhet tona. Më ka porositur që ta lë për vete një të tretën, kurse një të tretën e saj për bijtë e tij. Domethënë për bijtë e Abdull-llah ibn ez-Zubejrit të tretën e të tretës. (Pastaj) Tha: “Nëse mbetet diçka nga pasuria jonë pas pagimit të borxhit, atëherë një e treta e një të tretës për bijtë e tu. Hishami tha: “Zubejri atëherë posaçërisht i ka zgjedhur disa nipa, ndofta Hubejbin dhe Abbadin, sepse ai atëbotë kishte nëntë djem dhe nëntë vajza.” Abdull-llahu pastaj tha: “(Babai im) Edhe më tutje më porositi rreth borxhit të tij e më tha: “Biri im, nëse diçka nga kjo nuk mund ta kryesh, atëherë kërko që të të ndihmojë mbrojtësi im.” Tha: “Pasha All-llahun, nuk e kuptova ç’deshi, derisa i thashë: “O babai im, cili është mbrojtësi yt?” Tha: “All-llahu” Tha: Sa herë që jam gjetur në vështirësi me borxhin e tij, unë thosha: “O Mbrojtësi i Zubejrit, pagu-aje borxhin e tij, dhe i paguhej. (Pastaj) Tha: “Kur u vra Zubejri nuk la asnjë dinar e as dirhem, por vetëm një tokë të papunueshme dhe njëmbëdhjetë shtëpi në Medine, dy shtëpi në Basra dhe nga një në Kufe dhe Egjipt. (Pastaj) Tha: “Ai edhe pse ka qenë aq borxhli, kur ndonjë njeri ia sillte për ruajtje (pasurinë e tij), Zubejri i thonte: “Jo, unë nuk mund ta pranoj për ta ruajtur, unë frikësohen që të mos e humbas.” Ai asnjëherë nuk ka kryer funksion të emirit, as nuk e ka mbledhur tatimin, haraxhin a tjetër. Ai gjithnjë ka qenë në beteja bashkë me të Dërguarin e All-llahut ose me Ebu Bekrin, ose me Umerin, ose me Uthmanin r.anhum. Abdull-llahu tha: “Unë kam llogaritur sa borxhe ka dhe kam gjetur se ai ka dy milionë e dyqind mijë! Një ditë i vjen Hakim ibn Hizami dhe i thotë Abdull-llah ibn Zubejrit: “O djali i vëllait tim, sa ka vëllai im borxh? Unë ia fsheha dhe i thashë: “Njëqind mijë.” Hakimi tha: “Pasha All-llahun, unë nuk po shoh se pasuria juaj mund ta paguajë këtë.” Abdull-llahu i tha: “Çka mendon ti, nëse borxhi është dy milionë e dyqind mijë? Tha: “Unë nuk po shoh se ju mund ta kryeni këtë, e nëse nuk mund të bëni asgjë prej saj, më ftoni në ndihmë.” Tha: “Zubejri e pat blerë një tokë me kaçuba me 170.000, kurse (djali i tij) Abdull-llahu e shiti për një milion e gjashtëqind mijë pastaj u ngrit e tha: “Kujt i ka diçka borxh Zubejri, ja, ta marrë borxhin prej kësaj toke (me kaçuba).” Atëherë erdhi Abdull-llah ibn Xhaferi, të cilit Zubejri ia kishte borxh 400.000, andaj i tha Abdull-llahut “Nëse doni, këtë po ua lë juve. Abdull-llahu tha: “Jo” (pastaj Ibni Xhaferi) Tha: “Nëse dëshironi, kjo pagesë le të mbetet për fund, nëse kanë ngelur akoma.” Abdull-llahu tha: “Jo” (Ibni Xhaferi) Tha: “Më ndani një pjesë (të tokës).” Abdull-llahu tha: “Jotja është prej këtu deri atje.” Abdull-llahu e shiti një pjesë të saj dhe me të e pagoi borxhin, kurse atij i mbetën 4,5 sehma (masë sipërfaqesh). Pastaj shkoi te Muaviu, tek i cili ishin Amër ibn Uthmani, el-Mundhir ibn ez-Zubejri dhe Ibni Zem-a. Muaviu i tha: “Sa kushtoi toka (gabe-ja)?” (Abdull-llahu) Tha: “Çdo sehm nga 100.000.” (Muaviu) Tha: “Sa ka mbetur prej saj?” Tha: “Katër sehmë e gjysmë.” Atëherë Mundhir ibn Zubejri tha: “Unë po e marr një sehm për 100.000.” Amër ibn Uthmani tha: “Edhe unë po e marr një sehm për 100.000.” Kurse Ibni Zem-a thotë: “Edhe unë po e marr një sehm për 100.000.” Muaviu tha: “Edhe sa ka mbetur?” I thanë: “Një sehm e gjysmë.” Muaviu tha: “Edhe unë po e marr atë për 150.000.” (Abdull-llahu) Tha: “Abdull-llah ibn Xhaferi ia shiti Muaviut pjesën e tij për 600.000.” Pasi Ibni Zubejri e kreu pagimin e borxhit të tij, atëherë fëmijët (trashëgimtarët) i thanë: “Na e ndaj trashëgiminë tonë!” Abdull-llah ibn Zubejri tha: “Pasha All-llahun, nuk do ta ndaj mes jush derisa të mos e shpall dhe të thërras katër vjet: “Vini re, kujt i ka borxh Zubejri, të vijë t’ia paguajmë.” Kështu për çdo vit thërriste në “mevsim” (kohë e caktuar kur tubohen njerëzit, si haxhi etj.), dhe pasi kaluan katër vjetët ua ndau (trashëgiminë) dhe e mbajti një të tretën (sipas testamentit të babait). Zubejri kishte katër gra, secilës i takoi nga një milion e dyqind mijë, kurse shuma e përgjithshme e pasurisë së tij ishte pesëdhjetë milionë e dyqind mijë.” Share

(Transmeton Buhariu)