Libri Rijadus Salihin

Kategoria URDHËROHET NGRËNIA PREJ SKAJIT TË ENËS, NDËRSA NDALOHET FILLIMI I NGRËNIES PREJ MESIT TË SAJ

Hadithi 749 Abdull-llah ibn Busr r.a. thotë: “Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. kishte një enë që quhej “El-garrau”, të cilën e çonin katër persona (sini apo sofër). Pasi as-habët e falnin namazin e paradrekës (Salatu-d-Duha) e binin sofrën e madhe me përshesh me valë dhe uleshin të pranish-mit rreth saj. Kur ishte numri i madh, atëherë Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ulej në gjunj që të uleshin sa më shumë. Një beduin, i cili e kishte vërejtur, pyeti: “Çfarë ulje është kjo?” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. u përgjigj: “Vërtet All-llahu mua më ka bërë rob të ndershëm e nuk më ka bërë tiran kokëfortë.” Pastaj tha: “Hani prej skajit të enës dhe lëre mesin e saj që të keni bereqet në ushqim!” Share

(Transmeton Ebu Davudi)