Libri Rijadus Salihin

Kategoria VLERA E AGJËRIMIT NË MUAJT MUHARREM, SHA’BAN DHE NË MUAJT E NDALUAR

Hadithi 1254 Ebu Hurejra r.a. thotë se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Agjërimi më i vlefshëm pas Ramazanit, është në muajin e All-llahut, Muharrem, kurse namazi më i vlefshëm pas farzeve është namazi i natës.” Share

(Transmeton Muslimi)

Hadithi 1256 Muxhibete El-Bahilijete, nga babai i saj ose xhaxhai transmeton se ai njëri prej tyre kishte shkuar te Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem., mirëpo kishte munguar një kohë dhe kishte shkuar pas një viti. Gjatë kësaj kohe gjendja e tij kishte ndryshuar dukshëm, dhe ai tha: “O i Dërguari i All-llahut, a më njeh?” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ia ktheu: “Kush je ti?” Ky iu përgjigj: “Unë jam Bahiliu, që isha te ti vitin e kaluar.” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. atëherë i tha: “Ç’të ka ndryshuar, ishe i bukur?” Ky atëherë i tha: “Prej momentit që jam ndarë prej teje, asgjë nuk kam ngrënë ditën, por vetëm natën.” I Dërguari i All-llahut i tha: “Ti e ke munduar vetveten!” Pastaj e këshilloi: “Agjë-roje muajin e sabrit (durimit) dhe nga një ditë për çdo muaj!” Njeriu i tha: “Më shto mua sepse unë kam fuqi për agjërim!” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ia ktheu: “Agjëro dy ditë!” Bahiliu i tha: “Më shto edhe më shumë!” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. i tha: “Agjëro tri ditë!” Ai prapë i tha: “Shto!” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. atëherë i tha: “Agjëro prej muajve të mëdhenj: Muharrem, Rexheb, Dhul Ka’de dhe Dhul-hixh-xhe. Pastaj pusho, pastaj agjëro, pastaj pusho, pastaj agjëro dhe pastaj pusho së agjëruari!” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. me tre gishtat e vet dha shenjë nga tri ditë.” Share

(Transmeton Ebu Davudi)