Libri Rijadus Salihin

Kategoria VLERA E SYFYRIT DHE VONIMI I TIJ NËSE NUK KA FRIKË PËR AGIMIN E MËNGJESIT

Hadithi 1237 Enesi r.a. thotë se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Çohuni në syfyr sepse vërtet në syfyr ka begati.” Share

(Muttefekun alejhi)

Hadithi 1238 Zejd ibnu Thabiti r.a. thotë: “Ne çoheshim në syfyr së bashku me të Dërguarin e All-llahut, e pastaj ngriheshim të falnim namazin.” Njëri prej të pranishmëve pyeti: “Sa ishte intervali në mes syfyrit dhe sabahut?” Zejdi u përgjigj: “Sa pesëdhjetë ajete!” Share

(Muttefekun alejhi)

Hadithi 1239 Ibnu Umeri r.anhuma tregon se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. i kishte dy muezinë: Bilalin dhe Ibni Ummi Mektumin. Për këtë Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. kishte thënë: “Vërtet Bilali e thirr ezanin gjatë natës, hani dhe pini derisa ta thërrasë ezanin Ibnu Ummi Mektumi.” Share

(Muttefekun alejhi)