10
Muslimi
Transmetohet nga Ebu Hurejre, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, i cili thotë: Pejgamberi, lavdia dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, ka thënë:"Vërtet Allahu i Madhëruar është i Pastër dhe nuk pranon vetëm se të pastrën. Allahu i urdhëroi besimtarët me atë që i urdhëroi pejgamberët, duke thënë:"O ju të dërguar, hani atë që është e lejuar dhe bëni vepra të mira"[1]po ashtu tha: "O ju që besuat, hani nga të mirat që ua kemi dhënë"[2],pastaj përmendi njeriun që ka udhëtuar gjatë, flokëshprishur dhe i pluhurosur, që ngre duart lart, duke thënë: Zoti im! Zoti im!, ndërkohë që haja e tij është haram, pija e tij është haram, është ushqyer me haram, si mund t’i përgjigjet lutjes së tij?!"