Si përdoret Kuran-index

Udhëzime hap pas hapi për çdo veçori. Çdo video zgjat rreth një minutë dhe tregon ku preket: rrethi i kuq është gishti.

Shtypni „Me zë“ për ta dëgjuar udhëzimin. Zëri është i gjeneruar nga kompjuteri.

Kërkoni

Kërkoni si t’ju vijë

Një numër si 2:255 hap ajetin menjëherë, dhe emri i sures e gjen suren. Një gabim i vogël falet („gjenet“ gjen „xhennet“), dhe një fjalë që përkthyesit nuk e përdorin kërkohet me fjalën e tyre („sabr“ gjen „durim“): rezultatet e thonë këtë.

Temat dhe lutjet

Te „Kur’ani“ gjeni „Temat e Rijadus-Salihinit“: kapitujt e librit të Imam Neveviut, me ajetet dhe hadithet e secilës temë, dhe një kuti për të gjetur temën. „Lutjet“ janë të ndara sipas rastit, pas namazit, në mëngjes e në mbrëmje, para gjumit dhe të tjera, secila me burimin e saj.

Lexoni

Leximi

Një sure lexohet arabisht me përkthim, vetëm përkthimi ose vetëm arabisht. Te „Opsionet“ ndërroni përkthimin, zgjidhni shkrimin, texhvidin me ngjyra dhe transliterimin; në ekran të gjerë edhe një përkthim të dytë krah për krah. „Hape si Mus'haf“ hap të njëjtën sure si faqe libri.

Përkthimi dhe shkrimi

Te „Opsionet“ zgjidhni përkthimin dhe shkrimin e tekstit arab; në ekran të gjerë edhe një përkthim të dytë krah për krah. Zgjedhjet mbahen mend në këtë pajisje.

Texhvidi me ngjyra

Te „Opsionet“ shtypni „Texhvid me ngjyra“: rregullat e texhvidit (medd, gunne, idgam, ihfa, kalkale) ngjyrosen mbi tekstin arab, dhe „Legjenda“ shpjegon çdo ngjyrë. Aty zgjidhni edhe shkrimin: Mus'hafi i Medines, nes'h, Indo-Pak. Zgjedhjet mbahen mend.

Transliterimi

Për ata që nuk e lexojnë ende arabishten: te „Opsionet“ shtypni „Transliterim“ dhe nën çdo ajet del leximi me shkronja latine, sipas shqiptimit shqip. Mbetet i ndezur kudo derisa ta hiqni.

Pamja dhe gjuha

Hëna lart e ndërron ekranin në të errët, për leximin natën. „A+“ dhe „A–“ i bëjnë shkronjat më të mëdha ose më të vogla. SQ, EN, DE dhe AR e hapin faqen në shqip, anglisht, gjermanisht dhe arabisht.

Tefsiri

Te çdo ajet, „Tefsir“ e hap shpjegimin nën vetë ajetin, pa dalë nga faqja. Kur ka disa tefsirë, i pari është i hapur dhe të tjerët hapen me një prekje te emri. „Kopjo“ e merr ajetin me referencën e tij.

Mus'hafi në ekran të plotë

Në faqet e mus'hafit shtypni „Ekran i plotë“: vetëm faqja, si libri. Kaloni faqet me gisht, majtas dhe djathtas. Një prekje mbi ajet e zgjedh: dëgjojeni, lexoni përkthimin ose hapeni.

Opsionet e leximit

Butoni „Opsionet“ mbledh në një vend shfletimin, recitimin, përkthimin dhe pamjen. Në telefon hapen nga poshtë, në kompjuter qëndrojnë pranë faqes, edhe në ekran të plotë.

Xhuzet

Te „Kur’ani“ janë 30 numrat e xhuzeve: një prekje hap suren pikërisht aty ku nis xhuzi, me një shenjë në tekst. ▶ te shenja e dëgjon gjithë xhuzin, sure pas sureje, dhe ndalet ku nis tjetri: një xhuz në ditë, Kur’ani në një muaj.

Disa ajete bashkë

Poshtë një ajeti, „+“ shton ajetin tjetër: 2:255–257 hapet si një faqe e vetme me ajetet njëri pas tjetrit, me butonin e gjelbër që i dëgjon me radhë dhe me „Shpërndaj“ për një lidhje të gjithë vargut. Deri në pesëmbëdhjetë ajete.

Dëgjoni

Recitimi

Shtypni butonin e gjelbër të recitimit te titulli i sures, ose ▶ te një ajet. Fjala që recitohet ndriçohet. Te shiriti poshtë zgjidhni recituesin dhe përsëritjen e çdo ajeti për memorizim; „Ndalo pas…“ e ndal recitimin pas 15, 30 ose 60 minutash, ose në fund të sures. Recitimi vazhdon faqe pas faqeje.

Dëgjoni edhe me ekranin e fikur

Nisni recitimin dhe dilni nga shfletuesi, hapni një aplikacion tjetër ose fikni ekranin: recitimi vazhdon, ajet pas ajeti. Në ekranin e kyçur shihni ajetin dhe recituesin, me para dhe pas. Kur ktheheni, fjala ndriçohet aty ku ka mbërritur.

Ajeti i ditës dhe hadithet

Ajeti i ditës

Çdo ditë një ajet te kryefaqja, i njëjti për të gjithë. Shtypni titullin: ajeti ka faqen e vet me datën, një kartë për shpërndarje që mban datën, dhe „dje“ e „nesër“ për ditët e tjera.

Hadithet

Te „Hadithe“ gjeni përmbledhjet shqip, dhe anglisht e arabisht Sahih al-Buhariun e plotë, me 97 librat e tij si kapituj. Kutia e kërkimit aty kërkon vetëm në hadithe; çdo hadith ruhet dhe shpërndahet si ajetet. Te Enciklopedia e Haditheve çdo hadith ka edhe shpjegimin, të palosur nën të.

Ruani dhe shpërndani

Vazhdo ku e late

Faqja e fundit që lexuat shfaqet te kryefaqja si „Vazhdo leximin“. Me ☆ ruani ajete të zgjedhura; recituesi dhe përkthimi i fundit mbahen mend në pajisjen tuaj.

Shpërndarja

Çdo ajet, sure dhe hadith ka „Shpërndaj“: WhatsApp, Facebook, Telegram, Viber, e-mail, ose kopjoni lidhjen e shkurtër, që hapet me një kartë. Te një ajet i vetëm, „Figura“ e jep kartën si fotografi, për story ose status; „Instagram“ e kalon figurën te telefoni dhe e kopjon tekstin.

Posteri me kod QR për xhaminë

Te „Info“ gjeni posterin: një fletë A4 me emrin e faqes, një fjali çfarë ofron dhe kodin QR. Kush e skanon kodin me kamerën e telefonit, hap kuran-index.com. Printojeni ose shkarkojeni si figurë dhe vareni në tabelën e xhamisë, në bibliotekë ose në shkollë.

Më shumë

Pa internet

Çdo faqe që hapni ruhet në telefon: suret, faqet e mus'hafit, edhe ajetet që dëgjuat. Pa internet ato hapen si zakonisht; një faqe që nuk e keni hapur më parë ju thotë të provoni përsëri kur kthehet lidhja.

Shtoje në ekranin kryesor

Kuran-index hapet si aplikacion, me një prekje, pa shiritin e shfletuesit. Pas disa vizitave poshtë del një njoftim: në iPhone „Si?“ tregon dy hapat në Safari; në Android hapni menynë ⋮ të shfletuesit dhe zgjidhni „Shto në ekranin kryesor“.

Na shkruani

Një ide, një gabim, diçka që ju mungon: te „Thuaj mendimin“ poshtë çdo faqeje. Ngjitni deri në tri pamje ekrani dhe prekni mbi figurë aty ku doni të tregoni: vihet një numër, që e shpjegoni te teksti. Mund të mbetet anonim.