Ebul Abas Abdullah ibën Abasi, Allahu qoftë i kënaqur prej të dyve, thotë: një ditë isha mbrapa Pejgamberit, lavdia dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, e ai më tha: "o djalosh, po të mësoj disa fjalë: ruaje Allahun, Ai të ruan ty. Ruaje Allahun, e gjen përpara vetes. Kur të lutesh, lute Allahun; kur të kërkosh ndihmë, kërko prej Allahut. Dije se sikur i tërë njerëzimi të tubohet për të bërë një dobi, ata nuk do të mundin vetëm se atë që Allahu ka shkruar për ty. Nëse tërë njerëzit tubohen për të bërë një dëm, ata nuk do të mundin vetëm se atë që Allahu ka shkruar për ty. Lapsat janë ngritur dhe fletët janë tharë." (Tirmidhiu i cili thotë: hadithi është hasen sahih, ndërsa në versionin jashtë Tirmidhiut thuhet: "ruaje Allahun, e gjen para teje. Njihe Allahun në rehati, Ai të njeh në vështirësi dhe dije se ajo që të ka huq nuk e ka pasur të të godas dhe ajo që të ka goditur s'ka mundur të të huq. Dije se fitorja është me durim, shpëtimi me vështirësi dhe lehtësimi me vështirësi."