Rijadus-Salihin · Hadithi 1043

Vlera e ezanit
1043 Muttefekun alejhi

Ebu Hurejra r.a. thotë se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Kur thirret ezani për namaz, atëherë shejtani lëshon një zë dhe ikën që të mos e dëgjojë ezanin. Dhe kur të përfundojë ezani, ai kthehet derisa të tubohen njerëzit për namaz dhe derisa të bëhet ikameti, atëherë u afrohet njerëzve dhe u pëshpërit: Përkujtoje këtë, për-kujtoje atë, etj., gjë të cilën njeriu nuk do ta kishte përkujtuar pa namaz, kështu që njeriu nuk di sa ka falur.”