Rijadus-Salihin · Hadithi 1066

Rëndësia e shkuarjes në xhami
1066 Transmeton Muslimi

Ebu Hurejra r.a. tregon se i Dërguari i All-llahut ka thënë: “A dëshironi t’ju tregoj se me çfarë All-llahu i shlyen mëkatet dhe me çfarë i lartëson derexhet?” Të pranishmit i thanë: “Gjithsesi dëshi-rojmë, o i Dërguari i All-llahut.” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. atëherë u tha: “Marrja e abdestit edhe kur është vështirë (bën kohë e ftohtë), shkuarja e shpeshtë në xhami, pritja e namazit pas namazit. Kjo është fortifikatë. Kjo është fortifikatë.”