Nga Enesi r.a. transmetohet se ka thënë: “Erdhi një grup njerëzish te Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. dhe thanë. “Dërgoje me ne një grup njerëzish, të cilët do të na mësojnë Kur’anin dhe Sunetin. (Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.) u dërgoi atyre 70 ensarë, të cilët quheshin kurrâ’, e ndër ta ishte edhe daja im Harami. Ata (në Medine) lexo-nin Kur’an dhe e studionin bashkërisht, natën mësonin, kurse gjatë ditës sillnin ujë dhe e vendosnin në xhami. Ata bartnin dru, i shitnin ato, e me fitimin e tyre blenin ushqim për banorët e Suffasë dhe për të varfërit. Ata i ka dërguar Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem., por idhujtarët i penguan dhe i vranë para se të arrinin në vendin e caktuar. Ata kanë thënë: “All-llahu ynë, lajmëro për ne Pejgamberin tonë se ne jemi takuar me Ty dhe se jemi të kënaqur me Ty e se Ti je i kënaqur me ne. Një njeri (idhujtar) erdhi te Harami, daja i Enesit, pas shpinës së tij dhe e goditi me shtizën në shpinë dhe e shpoi. Harami atëherë tha: “Pasha All-llahun e Ka'bes, ngadhënjeva.” Në të njëjtën kohë i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. (shokëve të vet në Medine) u tha: “Vërtet vëllezërit tuaj vdiqën, kurse fjalët e tyre të fundit kanë qenë: “All-llahu ynë, lajmëro për ne Pejgamberin tonë se ne jemi takuar me Ty dhe se Ti je i kënaqur me ne.”
Rijadus-Salihin · Hadithi 1324
Xhihadi
1324
Muttefekun alejhi. Ky citat është sipas Muslimit