Rijadus-Salihin · Hadithi 1432

Dhikri - përmendja e all-llahut, vlera e dhikrit dhe nxitja e tij
1432 Transmeton Muslimi

Nga Aliu r.a. transmetohet se ka thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. kur falej, gjithnjë thonte ndërmjet teshehhudit dhe selamit: “All-llahu im! Më fal ç’kam bërë dhe ç’kam lënë pa bërë, ç’kam fshehur dhe ç’kam bërë publikisht, dhe ç’kam tepruar, dhe atë që Ti e di më mirë se unë. Ti je ai që i paraprin çdo gjëje, kur-se unë jam ai që të ndjek Ty, nuk ka zot tjetër përveç Teje.”