Rijadus-Salihin · Hadithi 1537

Ndalimi i dëgjimit të përgojimit dhe urdhri i dëgjuesit, që e dëgjon përgojimin e ndaluar, që ta ndalojë dhe ta përgënjeshtrojë atë nëse nuk mund ta bëjë këtë, ose nëse përgojuesi nuk e pranon, ta lëshojë tubimin e këtillë, nëse mundet
1537 Muttefekun alejhi

Nga Itban b. Maliku r.a. transmetohet se, në hadithin e tij të gjatë dhe të njohur, që është theksuar në kreun “Shpresa”, ka thënë: “Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. është ngritur të falet dhe ka thënë: “Ku është Malik b. Duhshumi?” Një njeri tha: “Ai njeri është hipokrit, që nuk e do All-llahun as të Dërguarin e Tij.” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. i tha: “Mos fol kështu, a nuk e ke parë që pohon publikisht se nuk ka zot tjetër përveç All-llahut për shkak të All-llahut. Dhe vërtet All-llahu ia ka ndaluar zjarrin atij që thotë: ‘Nuk ka zot tjetër përveç All-llahut’ vetëm për hir të All-llahut.”