Rijadus-Salihin · Hadithi 1538

Ndalimi i dëgjimit të përgojimit dhe urdhri i dëgjuesit, që e dëgjon përgojimin e ndaluar, që ta ndalojë dhe ta përgënjeshtrojë atë nëse nuk mund ta bëjë këtë, ose nëse përgojuesi nuk e pranon, ta lëshojë tubimin e këtillë, nëse mundet
1538 Muttefekun alejhi

Nga Ka’b b. Maliku r.a. transmetohet se në hadithin e tij të gjatë për rrëfimin e pendimit të tij, i cili është theksuar në kreun për “Pendimin”, ka thënë: “Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë duke qenë ulur mes luftëtarëve në Tebuk: “Ç’ka bërë Ka’b b. Maliku?” Atëherë njëri nga Beni Seleme ka thënë: “O i Dërguari i All-llahut, e ka penguar guna e tij dhe shikimi në vetvete.” Pastaj Muadh b. Xhebeli r.a. i ka thënë atij: “E shëmtuar është ajo që ke thënë! Pasha All-llahun, o i Dërguari i All-llahut, ne për të dimë vetëm mirë!” I Dër-guari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. e heshti këtë (dhe nuk e kundërshtoi).”