Rijadus-Salihin · Hadithi 1719

Për ndalimin e betimit me krijesat, qoftë me pejgamberin, ka’ben, engjëjt, qiejt, prindërit, jetën, shpirtin, kokën, jetën e sulltanit, begatitë e sulltanit, tokën (tyrben) e ndonjë personi të njohur dhe me amanetin. e ky është ndalimi më i rreptë
1719 Transmeton Ebu Davudi

Nga Burejde r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Kush betohet” dhe thotë “unë jam i pastër nga Islami,” (ose: 'mos qofsha musliman'), edhe nëse është gënjeshtar, atëherë ai është siç ka thënë. E nëse është i sinqertë, asnjëherë nuk do të kthehet në Islam i shëndoshë.”