Rijadus-Salihin · Hadithi 1757

Qortimi i bisedës (së kotë) pas jacisë së fundit
1757 Transmeton Buhariu

Nga Enesi r.a. transmetohet se as’habët e kanë pritur Pejgamberin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. për namazin e jacisë, e ai erdhi afër gjysmës së natës, e fali jacinë me as’habët dhe i këshilloi, e pastaj ka thënë: “Kini kujdes, vërtet të tjerët janë falur e pastaj kanë fjetur, kurse ju vazhdimisht keni qenë në namaz, derisa e keni pritur namazin.”