Rijadus-Salihin · Hadithi 287

Detyrat e gruas ndaj burrit
287 Muttefekun alejhi

Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Kur burri e thërret gruan e tij në shtrat, e ajo këtë e refuzon dhe nëse fle burri dhe e kalon natën i hidhëruar me të, engjëjt do ta mallkojnë (atë grua) deri në mëngjes.”

Në një transmetim tjetër të dy sahihëve thuhet: “Kur gruaja fle jashtë shtratit të burrit të saj, e mallkojnë engjëjt deri në mëngjes.” Në një transmetim tjetër, i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Pasha Atë, në duart e të cilit gjendet shpirti im, kur një burrë e thërret gruan e tij në shtrat e ajo refuzon, Krijuesi i qiejve do të jetë i hidhëruar me të derisa burri i saj të jetë i kënaqur me të.”