Rijadus-Salihin · Hadithi 416

Frika (hauf)
416 Muttefekun alejhi

Transmetohet nga Aishja r.a. të ketë thënë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. duke thënë: “Në Ditën e Gjykimit njerëzit do të ringjallen të zbathur, të zhveshur dhe të pabërë sunet.” Unë i thashë: “O i Dërguari i All-llahut, a meshkujt dhe femrat bashkë, të shikojnë në njëri-tjetrin?“ Tha: “Oj Aishe, gjendja (çështja) do të jetë aq e ashpër, saqë askujt nuk do t’i bie ndërmend ta shikojë tjetrin.” Sipas një transmetimi tjetër: “Çësh-tja do të jetë më e rëndësishme sesa të shikojnë njëri-tjetrin.”