Rijadus-Salihin · Hadithi 531

Modestia, thjeshtësia dhe ekonomizimi në jetesë dhe në shpenzime si dhe qortimi i lypjes pa nevojë
531 Transmeton Buhariu

Transmetohet nga Amr ibn Taglibi r.a. se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. solli një pasuri apo robër (lufte) dhe i ndau. Disa njerëzve u dha kurse disave jo, andaj i shkoi lajmi se ata që nuk u dha u hidhëruan dhe e qortuan. (Pejgamberi u ngrit dhe pasi) E falënderoi dhe e lavdëroi All-llahun dhe tha. “Pasha All-llahun, unë i kam dhënë ndonjë njeriu kurse ndonjë e kam lënë. Atë që e kam lënë, e dua më shumë se atë të cilit i kam dhënë. Unë, vërtet, u kam dhënë disave, sepse kam parë në zemrat e tyre mosdurim, mospajtim dhe shqetësim, kurse i kam lënë disa njerëz që All-llahu ua ka bërë zemrat të pasura dhe të hajrit. Prej këtyre është Amr ibn Taglib.” Amr ibn Taglibi ka thënë: “Pasha All-llahun, më tepër kam dashur atë fjalë të të Dërguarit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. sesa pasurinë më të çmueshme.”