Ebu Sulejman Malik ibni El-Huvejrith r.a. thotë: “Shkuam tek i Dërguari i All-llahut dhe të gjithë ne ishim të ri dhe të një moshe. Te ai qëndruam njëzet netë, ndërsa Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ishte i mëshirshëm dhe i dashur. Ai mendoi se na ka marrë malli për familjet tona, andaj na pyeti se kë kemi prej familjes e ne i treguam, pastaj ai tha: “Kthehuni tek familjet tuaja dhe rrini me ta, mësojini dhe urdhëroni në të mira dhe faleni këtë namaz në këtë kohë dhe namazin tjetër në kohën tjetër. E kur të vijë koha e namazit, njëri prej jush le ta thërrasë ezanin, e më i moshuari nga ju le të dalë imam.”
Buhariu shton në një rivajet: “Faluni ashtu sikurse më keni parë duke u falur!”