Rijadus-Salihin · Hadithi 733

Fillimi me emrin e all-llahut dhe mbarimi me falënderimin e tij
733 Transmetojnë Ebu Davudi dhe Tirmidhiu, i cili thotë se ky është hadith hasen

Nga Aishja r.anha tregohet se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Kur dikush prej jush fillon të hajë, le ta përmendë emrin e All-llahut të Madhëruar, por nëse harron ta përmendë në fillim të ngrënies, atëherë le të thotë: “Me emër të All-llahut në fillim dhe në mbarim të ushqimit (Bismil-lahi evvelehu ve ahirehu).”