Rijadus-Salihin · Hadithi 899

Për vizitën e të sëmurit
899 Muttefekun alejhi

Berra ibni Azibi r.anhuma thotë se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. na ka urdhëruar: “Ta vizitojmë të sëmurin, ta përcjellim xhenazen, të kërkojmë shëndet për atë që teshtin (nëse thotë ‘El-hamdulil-lah’), ta respektojmë betimin, t’i dalim në ndihmë të shtypurit, t’i përgjigjemi ftesës dhe të përhapim paqen (selamin).”