Rijadus-Salihin · Fryerja në enën me ujë është e ndaluar

769 Transmeton Tirmidhiu, hadith hasen

Nga Ebu Seid El-Hudriu r.a. tregohet se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. e ka ndaluar fryerjen në ujë. Një njeri ka thënë: “Qimen të cilën e shoh në enë?” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. tha: “Derdhe atë!” Njeriu tha: “Unë nuk ngopem me një frymëmarrje.” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. tha: “Largoje atëherë enën nga goja jote dhe merr frymë!”