Rijadus-Salihin · Haxhi

Argumentet nga Kurani

All-llahu i Madhëruar thotë:

“Vizita Ka'bes, për hir të All-llahut, për atë që ka mundësi ta marrë këtë udhë ëshë detyrim, e kush nuk beson, ani, All-llahu me siguri nuk është i varur prej askujt.”

(Ali Imran, 97)

1279 Muttefekun alejhi

Nga Ibni Umeri r. anhuma transmetohet se i Dërguari i All-llahut ka thënë: “Islami ngrihet mbi pesë (shtylla): në dëshmimin se nuk ka Zot tjetër përveç All-llahut dhe se Muhammedi është i Dërguar i All-llahut, në kryerjen e namazit, dhënien e zekatit, vizitën rreth Ka’bes dhe në agjërimin e Ramazanit.”

1280 Transmeton Muslimi

Nga Ebu Hurejra transmetohet të ketë thënë: I Dërguari i All-llahut na ka mbajtur një hutbe, me ç’rast ka thënë: “O njerëz!, vërtet All-llahu ua ka bërë obligim juve haxhin, prandaj kryjeni.” Një njeri ka thënë: “A për çdo vit, o i Dërguari i All-llahut?” I Dërguari i All-llahut heshti, kurse ai njeri tri herë e përsëriti pyetjen. Atëherë i Dërguari i All-llahut tha: “Sikur të thosha “po”, atëherë sigurisht do të ishte detyrim i domosdoshëm për çdo vit, por ju këtë nuk do të mundni.” Pastaj ka thënë: “Më lini me atë që u kam lënë juve, sepse para jush shumë kanë pësuar për shkak të pyetjeve të shumta dhe për shkak të kundërvënies pejgamberëve të tyre. Kur t’ju urdhëroj diçka, atëherë atë kryejeni, nëse keni mundësi, por kur t’ju ndaloj diçka, atëherë atë lëreni!”

1283 Muttefekun alejhi

Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut ka thënë: “Mëkatet e vogla të bëra ndërmjet dy umreve janë të falura. Kurse për haxhin e pranuar, nuk ka shpërblim tjetër përveç Xhenetit.”

1284 Transmeton Buhariu

Nga Aishja r. anha transmetohet të ketë thënë: “I kam thënë: “O i Dërguari i All-llahut, xhihadin e konsiderojmë si vepër më të mirë, andaj a nuk do të bëjmë xhihad?” Muhammedi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. i ka thënë: “Vërtet për ju xhihadi më i vlefshëm është haxhi i pranuar.”

1285 Transmeton Muslimi

Nga Aishja r. anha transmetohet se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Nuk ka ditë në të cilën All-llahu liron robër më shumë nga zjarri, se në ditën e Arefatit.”

1286 Muttefekun alejhi

Nga Ibni Abbasi r. anhuma transmetohet se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Një umre në Ramazan është e barabartë me një haxh apo me një haxh me mua.”

1287 Muttefekun alejhi

Nga Ibni Abbasi r. anhuma transmetohet se një grua tha: “O i Dërguari i All-llahut, vërtet obligimi i All-llahut ndaj robërve të Tij me haxh, e ka arritur babanë tim plak me pleqëri të thellë, sa nuk mund të qëndrojë në mjetin e tij transportues, prandaj a mund ta kryej unë haxhin për të?” Muhammedi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Po!”

1288 Ebu Davudi dhe Tirmidhiu, i cili thotë se ky është hadith hasen sahih

Nga Lekit b. Amiri r.a. transmetohet se ai ka ardhur te Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. dhe ka thënë: “Vërtet babai im është mjaft i vjetër, nuk mund ta kryejë haxhin, umren e as të udhëtojë. Pejga-mberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Kryeje për të haxhin dhe umren.”

1289 Transmeton Buhariu

Nga Saib b. Jezidi r.a. transmetohet të ketë thënë: “Mua më kanë dërguar në haxh me të Dërguarin e All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. në haxhin lamtumirës, kur unë kam qenë shtatë vjeç.”

1291 Transmeton Buhariu

Nga Enese r.a. transmetohet se ka thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. e ka kryer haxhin në samarin e kafshës ngarkuese me rroba e ushqim.” 363