Xhabiri r.a. tregon se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka urdhëruar lëpirjen e gishtërinjve si dhe lëpirjen e enës dhe ka thënë: “Ju nuk e dini se në cilin ushqim gjendet bereqeti.”
Rijadus-Salihin · Mustehabet dhe edukata e të ngrënies
Argumentet nga Kurani
Preferohet ngrënia me tre gishta dhe lëpirja e gishtërinjve me yndyrë, ndërsa është mekruh (nuk preferohet) fërkimi i tyre para ngjyerjes, është mustehab (e pëqyeshme) që të fshihet ena, gjithashtu mustehab është marrja dhe ngrënia e kafshatës që bie nga sofra, si dhe lejohet fshirja e tyre me ushqim tjetër.
Xhabiri r.a. tregon se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Nëse dikujt prej jush i bie kafshata e bukës, le ta marrë dhe le ta pastrojë nëse në të ka ndonjë send, pastaj le ta hajë, e mos t’ia lërë atë shejtanit. Kur ta kryejë ushqimin, mos t’i fshijë gishtërinj-të me shami derisa t’i lëpijë, sepse nuk e di se në cilin ushqim është bereqeti.”
Enesi r.a. thotë: “Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. hante ushqim, i lëpinte gishtërinjtë e vet tri herë dhe thonte: “Nëse ju bie ndonjë kafsha-të, duhet ta marrni atë dhe duhet ta pastroni nëse në të ka diçka, dhe duhet ta hani e të mos ia lini shejtanit.” Ai na urdhëroi që ta fshijmë tepsinë dhe tha: “Ju nuk e dini se në cilin ushqim tuajin është bereqeti.”
Nga Seid ibni El-Harithi tregohet se e ka pyetur Xhabirin r.a. rreth prishjes së abdestit me prekjen e ushqimit që e ka kapë zjarri, me ç'rast ai u përgjigj: “Jo! Vërtet ne në kohën e Pejgam-berit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. nuk gjenim ushqim të tillë, vetëm në raste të rralla, por edhe sikur të gjenim, ne në atë kohë nuk kishim shami, përveç skajeve të rrobave të duarve dhe këmbëve tona. Pastaj faleshim dhe nuk merrnim abdest.”