Rijadus-Salihin · Përkrahja e ashpërsisë në të folur dhe në të gjykuar

Argumentet nga Kurani

All-llahu i Madhëruar thotë:

“Mos paso atë për çka nuk di.”

(el-Isra, 36)

“Ai nuk shpreh asnjë fjalë e të mos jetë afër tij vigjilenti i gatshëm.”

(Kaf. 18)

1555 Transmeton Muslimi

Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Njeriut i mjafton gënjeshtra sikur t’i rirrëfente të gjitha ato që dëgjon.”

1556 Transmeton Muslimi

Nga Semure r.a. transmetohet se ka thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Ai që transmeton hadithin, duke e ditur se është i rrejshëm, radhitet ndër ata që janë gënjeshtarë.”