40 Hadithet e Imam Neveviut · HADITHI 3

3 Buhariu dhe Muslimi

Transmetohet se Ebu Abdurrahman, Abdullah ibën Omer ibën Hatabi, Allahu qoftë i kënaqur prej të dyve, se ka thënë: kam dëgjuar Pejgamberin, lavdia dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, duke thënë: "Islami ngrihet mbi pesë: dëshmia se s’ka Zot tjetër që meriton të adhurohet përpos Allahut dhe se Muhamedi është pejgamber i Tij, falja e namazit, dhënia e zekatit, kryerja e haxhit dhe agjërimi i Ramazanit."