40 Hadithet e Imam Neveviut · HADITHI 6

6 Buhariu dhe Muslimi

Transmetohet nga Ebu Abdullah, Nu'man ibën Beshiri, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, që thotë: kam dëgjuar Pejgamberin, lavdia dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, duke thënë: "me të vërtetë, hallalli është i qartë, dhe harami është i qartë, e mes tyre ka gjëra të dyshimta që shumë njerëz nuk i dinë. Ai që ruhet nga gjërat e dyshimta, ka ruajtur fenë dhe nderin e tij. Ai që bie në gjërat e dyshimta, ai ka rënë në haram, sikur bariu që kullot kopenë përreth arave që ruhen (të mos kulloten) e që  gati mund të hyjë në to. Dijeni se çdo mbret ka territorin që ruan; territori i Allahut që ruhet janë haramet. Dijeni se në trup ka një copë mishi që nëse përmirësohet, përmirësohet i tërë trupi e nëse prishet, prishet i tërë trupi. Ajo është zemra."