40 Hadithet e Imam Neveviut · HADITHI 8

8 Buhariu dhe Muslimi

Përcillet nga Ibën Omeri, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, se Pejgamberi,lavdia dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, ka thënë:"jam urdhëruar që t’i luftoj njerëzit derisa të dëshmojnë se nuk ka të adhuruar të denjë përpos Allahut dhe se Muhamedi është i dërguar i Tij, të falin namazin dhe të japin zekatin. Kur të bëjnë këtë, i kanë të mbrojtura prej meje gjaqet e tyre dhe pasuritë e tyre, vetëm me të drejtë të Islamit, kurse llogaria e të tyre është tek Allahu."