Rijadus-Salihin · Hadithi 1084

Urdhri për faljen e kohëve të namazit dhe dënimi i ashpër për moskryerjen e tyre
1084 Muttefekun alejhi

Muadhi r.a. thotë: “Më dërgoi Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. në Jemen dhe më tha: “Ti do të shkosh tek populli që është posedues i Librit (ehlul kitab). Thirri ata që të dëshmojnë se nuk ka Zot tjetër përveç All-llahut dhe se unë jam i Dërguari i Tij, e nëse binden në këtë, atëherë mësoi ata se All-llahu i ka detyruar me pesë kohë të namazit për çdo ditë dhe natë. Nëse binden në këtë, atëherë mësoi ata se All-llahu i ka detyruar me zekat (lëmoshë), e cila merret prej të pasurve të tyre dhe u jepet të varfërve. Nëse binden në këtë, atëherë ruaju vlerës së pasurisë së tyre, si dhe ruaju mallkimit të të shtypurit, sepse në mes të të shtypurit dhe All-llahut nuk ka perde.”