Rijadus-Salihin · Hadithi 137

Shumësia e rrugëve për bamirësi
137 Transmeton Muslimi

Xhabiri r.a. thotë se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Asnjë musliman nuk do të mbjellë një fidan e të mos ketë për çdo fryt që hahet prej tij sadaka, e edhe për atë që i vidhet ai ka sadaka, edhe për atë që i humbet ka sadaka.”

Në një transmetim tjetër të tij thuhet: “Secili musliman që mbjell një fidan (pemë) e prej saj hanë njerëzit, kafshët dhe shpezët, do t’i jetë kjo sadaka deri në Ditën e Gjykimit.” Kurse në një transmetim tjetër, po ashtu të Muslimit, thuhet: “Për çdo pemë a bimë që mbjell muslimani e prej tyre ushqehen njerëzit dhe kafshët ai ka sadaka.” Transmetimi i këtillë është prej Enesit r.a.