Rijadus-Salihin · Hadithi 1431

Dhikri - përmendja e all-llahut, vlera e dhikrit dhe nxitja e tij
1431 Transmeton Muslimi

Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Kur ta kryeni teshehhudin në namaz, çdonjëri nga ju le të kërkojë nga All-llahu mbrojtjen nga katër gjëra me fjalët: “O All-llahu im! Më ruaj nga dënimi i Xhehenemit, dënimi i varrit, nga sprovat e jetës dhe të vdekjes, dhe nga sherri i mashtrimeve të Dexhxhallit - Antikrishtit.”