Rijadus-Salihin · Hadithi 1444

Dhikri - përmendja e all-llahut, vlera e dhikrit dhe nxitja e tij
1444 Transmeton Muslimi

Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se ka thënë: I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Ju kanë tejkaluar muferridunët!” (As’habët) thanë: “Kush janë këta muferridunët, o i Dërguari i All-llahut?” Ka thënë: “Muferridë (individë të veçantë) janë ata dhe ato që e përmendin shumë All-llahun xh.sh.”

Është përcjellur: “El-Muferridun” janë me “R” të dyfishuar, disa thonë pa të. E pranueshme është ajo e shumicës: me dyfi-shim.