Rijadus-Salihin · Hadithi 1463

Dhikri gjatë sabahut dhe akshamit
1463 Transmeton Muslimi

Nga Ibni Mes’udi r.a. transmetohet se ka thënë: “Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem., kur ngrysej, thonte: “Ne jemi ngrysur, por edhe sundimi i All-llahut, nuk ka zot tjetër përveç të Vetmit All-llah, i Cili nuk ka rival.” Transmetuesi më tej thotë: “E kam parë (Pejgamberin s.a. v.s.) se pas fjalëve të theksuara ka thënë: “Atij i takon sundimi dhe Atij i takon lavdia, Ai është i Gjithëfuqishëm. O Krijues, të kërkoj-më të mirën për tërë këtë natë dhe për ato që vijnë pas kësaj. Të mbështetem prej çdo të keqeje në këtë natë dhe së keqes në netët vijuese. Krijues, të mbështetem nga përtacia dhe mendjemadhësia e shëmtuar. Të mbështetem nga dënimi i Xhehenemit dhe dënimi në varreza.” Ndërsa kur zgjohej, thonte po ashtu kështu, por në vend: “jemi ngrysur” (emsejna) thonte “jemi zgjuar” (asbahna) dhe “sundimi yt është zgjuar.”