Rijadus-Salihin · Hadithi 1503

Vlera e lutjes në mungesë
1503 Transmeton Muslimi

Nga Ebu ed-Derdai r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. pat thënë: “Lutja e një njeriu musliman për vëllanë e tij jo të pranishëm është e pranueshme. Te koka e lutësit është një engjëll i autorizuar, i cili, kur lutësi kurdoqoftë bën një lutje në dobi të vëllait të tij, engjëlli i autorizuar në lutje thotë: “Pranoje, o Zot, edhe ty të qoftë po ashtu!”