Rijadus-Salihin · Hadithi 24

Teubeja - istigfari (pendimi dhe kërkimi i faljes së mëkateve)
24 Muttefekun alejhi

Nga Ibni Abbasi dhe Enes ibni Maliku r.a. përcillet se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Sikur njeriu të kishte një luginë me arë, do të dëshironte t’i ketë dy lugina (në vend të njërës). Dhe gojën e tij asgjë nuk mund ta mbushë (ngopë) përveç dheut. Atyre që bëjnë teube All-llahu xh.sh. ua pranon.”