Rijadus-Salihin · Hadithi 418

Shpresa (err-rrexh’a)
418 Transmetom Muslimi

Transmetohet nga Ebu Dherri r.a. se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “All-llahu i Madhëruar thotë: “Kush vjen me një vepër të mire, do të ketë shpërblim për të dhjetëfish e më tepër, kurse kush vjen me një vepër të keqe, do të ketë dënim vetëm sa një vepër, ose do ta fal. Kush më afrohet për një pëllëmbë, Unë i afro-hem për një kut; kush më afrohet një kut, Unë i afrohem atij një pash. Kurse kush më vjen duke ecur, Unë i shkoj atij duke vrapuar. Kush më takon Mua me mëkate sa madhësia e Tokës por nuk më shoqëron asgjë, do ta takoj Unë ate me po aq falje (magfiret).”

Kuptimi i hadithit: “Kush më afrohet Mua me dëgjueshmëri ndaj Meje, Unë do t’i afrohem atij me mëshirën Time - dhe nëse ai e shton (dëgjueshmërinë) edhe Unë ia shtoj (mëshirën). Nëse ai më vjen duke ecur dhe nxiton në dëgjueshmëri, unë do t’i vij duke vrapuar, do të thotë: do ta kaploj atë me mëshirë dhe nuk do ta bëjë të nevojshëm që të ecë shumë për t’ia arritur qëllimit të tij.” All-llahu i di të gjitha më së miri.