Rijadus-Salihin · Hadithi 498

Vlera e urisë, e jetës modeste dhe vlera e modestisë në ngrënie, pirje, veshmbathje dhe në dëfrimet e tjera të shpirtit si dhe braktisja e kënaqësive
498 Transmeton Buhariu

Transmetohet nga Ebu Se’id el-Makburij, nga Ebu Hurejra r.a. se ky kaloi (njëherë) pranë disa njerëzve që kishin përpara një dele të pjekur dhe e thirrën, por ai refuzoi që të hajë duke thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka shkuar nga kjo botë e nuk është ngopur me bukë të elbit.”