Rijadus-Salihin · Hadithi 6

Sinqeriteti dhe nijeti (qëllimi) në të gjitha veprat dhe fjalët e hapta dhe të fshehta
6 Transmeton Buhariu

Transmetohet nga Ebu Jezid Ma’n ibn Jezid ibn Ahnesi r.a., babai dhe gjyshi i të cilit kanë qenë as-habë, të ketë thënë: “Babai im, Jezidi, i ka marrë disa dinarë (prej ari) që t’i ndajë sadaka dhe i la te një njeri në xhami. Pastaj unë shkova i mora dhe i solla, e ai më tha: “Pasha All-llahun, unë nuk t’i kam destinuar ty.” Duke u grindur me të, erdha tek i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem., i cili na tha: “Jotja është ajo çka ke vendos, o Jezid, kurse jotja ajo që e ke marrë, o Ma’n.”