696
Muttefekun alejhi
Nga Xhabiri r.a.: “Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. më ka thënë: “Sikur të kishte ardhur pasuria nga Bahrejni, unë do ta kisha dhënë këtë, këtë dhe këtë.” Mirëpo pasuria nga Bahrejni nuk erdhi, derisa Pejga-mberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ndërroi jetë. Kur erdhi pasuria e Bahrejnit, Ebu Bekri urdhëroi që të kumtohet lajmi: “Kujt i ka premtuar Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. diçka, ose kujt i ka mbetur borxh, le të vijë te ne.” Unë shkova tek Ebu Bekri dhe i thashë: “Mua ma ka thënë i Dërguari i All-llahut këtë dhe këtë.” Ebu Bekri i mori dy grushta plot nga ai thesar (pasuri), kur i numërova, ato ishin pesëqind. Ai më tha: “Merr dy herë aq!”