Mugire ibni Shu’be r.a. thotë: “Një natë udhëtova me të Dërguarin e All-llahut, e ai më tha: “A ke ujë?” Unë iu përgjigja: “Po!” Ai atëherë zbriti prej kafshës kalëruese të vet dhe shkoi larg derisa më nuk dukej nga terri i natës, pastaj u kthye. Unë atëherë ia përgatita një enë me ujë dhe ai e lau fytyrën e vet, por, pasi kishte veshur një xhybe prej leshi, nuk mundej t’i nxirrte duart, derisa i përvoli mëngët nga ana e poshtme e xhybes. Pastaj i lau bërrylat dhe i dha mes-h kokës. Unë desha t’i ndihmoj që t’i heq të dy mestet, e ai tha: “Lëre, i kam mbathur në këmbë të pastra”, atëherë vetëm i ka dhënë mes-h mesteve.”
Në një rivajet tjetër thuhet se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. kishte të veshur xhyben e Shamit me mëngë të ngushta. Ndërsa në një rivajet tjetër se kjo ka ndodhur në betejën e Tebukut.