Rijadus-Salihin · Hadithi 798

Për gjatësinë e këmishës, mëngëve, izarit, anëve të çallmës dhe ndalimin e zgjatjes për shkak të mendjemadhësisë
798 Transmeton Muslimi

Ebu Dherri r.a. tregon se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Treve All-llahu xh.sh. nuk do t’u flasë Ditën e Gjykimit, as që do t’i shikojë, e as nuk do t’i falë, por do t’i dënojë shumë ashpër.” Këtë i Dërguari i All-llahut e ka përsëritur tri herë, e Ebu Dherri ka thënë: “Kanë dështuar dhe kanë pësuar ata, e kush janë ata, o i Dërguari i All-llahut?” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. u përgjigj: “Ai që shet mend me rroba, ai që bën intriga dhe shpif dhe ai që e shet pasurinë e vet duke u betuar rrejshëm.”