834
Transmeton Ebu Davudi me isnad të mirë
Hudhejfe ibnul Jemani r.a. thotë se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. e ka mallkuar atë që ulet në mesin e rrethit.
Tirmidhiu transmeton nga Ebi Mixhlezi se një njeri ishte ulur në mesin e rrethit dhe Hudhejfeja i kishte thënë: “Është i mallkuar nga gjuha e Muhammedit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ai që ulet në mesin e rrethit të njerëzve.” Tirmidhiu thotë se është hadith sahih.