957
Muttefekun alejhi
Enesi r.a. thotë: “Disa njerëz bartnin një xhenaze dhe folën mirë për të. Atëherë Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. tha: “Ashtu duhet të jetë!” Pastaj sollën një xhenaze tjetër dhe njerëzit folën keq për të. Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. tha: “Ashtu duhet të jetë!” Atëherë Umer ibnul Hattabi r.a. pyeti: “Çka duhet të jetë ashtu?” Pejgamberi s.a. v.s. u përgjigj: “Për të parin folët mirë dhe duhet të shkojë në Xhenet. Ndërsa, për të dytin folët keq dhe duhet të shkojë në Xhehenem. Ju jeni dëshmitarë të All-llahut në tokë.”