Ali ibni Rebiate thotë: “Isha i pranishëm kur Ali ibnu Ebu Talibi zuri një kalë që të hipë në të dhe, pasi e vuri këmbën e vet në zengjin tha: “Bismil-lahi”, e kur u vendos mbi shpinën e tij, tha: “Falë-nderimi i qoftë All-llahut, që na krijoi këtë, pronar të së cilës ne nuk jemi e as ruajtës. Dhe ne vërtet do të kthehemi te Krijuesi ynë.” Pastaj tha tri herë: “El-hamdulil-lah”, tri herë: “All-llahu është më i Madhi!”, e pastaj vazhdoi: “Lavdërimi të takon vetëm Ty, unë jam mizorues i shpirtit tim, më fal, sepse nuk ka falës përveç Teje.” Pastaj qeshi dhe të pranishmit i thanë: “O prijës i besimtarëve, për se qeshe?” Ai u përgjigj: “E kam parë të Dërguarin e All-llahut duke vepruar kështu. Pastaj përsëri qeshi e unë i thashë: “O i Dërguari i All-llahut për se qesh? “ Ai u përgjigj: “Vërtet Krijuesit tënd i pëlqen kur robi thotë: “Falmi mëkatet”, sepse ai e di se mëkatet nuk mund t’i falë askush tjetër.”
981
Transmetojnë Ebu Davudi dhe Tirmidhiu, hadith hasen. Ky është teksti i Ebu Davudit