Rijadus-Salihin · Kërkimi i lejes për hyrje në shtëpi

Argumentet nga Kurani

All-llahu xh.sh. në Kur’an thotë:

“O besimtarë, mos hyni në shtëpi të huaja pa marrë leje dhe pa i përshëndetur njerëzit e asaj (shtëpie).”

(en-Nûr:27)

All-llahu xh.sh. po ashtu thotë:

“Edhe kur fëmijët tuaj arrijnë moshën e pjekurisë, le të kërkojnë leje (për të hyrë), ashtu siç kanë kërkuar leje ata përpara tyre.”

(en-Nûr:59)

875 Muttefekun alejhi

Ebu Musa El-Esh’ariu r.a. tregon se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. thotë: “Kërkesa apo leja për të hyrë përsëritet tri herë, nëse të pranon mirë, e nëse jo, atëherë kthehu.”

876 Muttefekun alejhi

Sehl ibnu Sa’d r.a. tregon se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. thotë: “Kërkimi i lejes për të hyrë diku është bërë për shkak të ekspozimit.”

877 Transmeton Ebu Davudi me isnad sahih

Nga Rib’ijj ibni Hirash tregohet se një njeri nga fisi i Beni Amirëve ka kërkuar leje prej Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. që të hyjë në shtëpinë e tij dhe i ka thënë: “A mund të hyj?” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. i ka thënë shërbëtorit të vet: “Dil dhe mësoje si kërkohet leja për të hyrë dhe thuaji atij të thotë: ‘Es-selamu alejkum, a është e lirë?’ Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. atëherë i dha leje dhe njeriu hyri.”

878 Transmetojnë Ebu Davudi dhe Tirmidhiu, hadith hasen

Kilde ibni Hanbeli r.a. tregon: “Shkova te Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. dhe hyra tek ai pa e përshëndetur dhe Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. më tha: “Kthehu dhe thuaj: ‘Es-selamu alejkum, a është e lirë hyrja?”